Pas disa ditë bojkoti, më në fund i kthehet stërvitjeve.

U konsiderua si njeri i humbur pasi kishte hyrë në javën e dytë prej se për herë të fundit ishte parë në klubin e tij Leicester City, përcjell Korneri.net.

Ryad Mahrez pasi nuk arriti transferimin te Manchester City, që do të ishte kulmi i karrierës së tij, ai në njëfarë mënyrë u rrebelua dhe nuk u paraqit në klub për gati 10 ditë, dhe është krejtësisht normale që Leicester e ka dënuar më të holla për gjithë këto mungesa.

Megjithatë, algjeriani i lindur në Francë, u paraqit në stërvitjen e fundit dhe kjo përbënte lajm në Angli, sepse të gjithë e kanë kritikuar vendimin që e kishte bërë lojtari.
Bile ish anëtari i Chelseam Christopher Sutton e quajti Mahrezin një fëmijë të madh, dhe gjestin e tij nuk do të duhej ta mbronte askush në klub dhe t’i hodhërohet tejmase.

Por, klubi ka raportuar se përveç dënimit me para, ia kanë falur vendimin jo të mirë të lojtarit dhe tash besojnë fuqishëm se në vazhdim të kampionatit do ta jep maksimumin në ndeshjet e mbetura. /Korneri.net

Artikulli paraprakEffenberg, ide radikale për të ndalur dominimin e Bayern
Artikulli tjetërDy gjyqtare referojnë miqësoren Drenica-Ferizaj