Ishte konsideruar si një futbollist me shumë të ardhme, mirëpo Mario Lemina nuk është duke gjetur asesi hapërsirë te Juventus, kështu që largimi i tij nga Torino është pothuajse i pashmangshëm, bëjnë të ditur mediat italiane.
Nga ana tjetër mediat britanike bëjnë të ditur se për Lemina janë të interesuara dy skuadrat nga Premier League, Watford dhe Crystal Palace, të cilat synojnë ta kenë në skuadër mesfushorin nga Gabon gjatë verës së ardhshme.