Lajme të mira për Pep Guardiolën. Ilkay Gundogan është riaftësuar plotësisht nga lëndimi në gju që pësoi në fundvitin e kaluar dhe gjasat janë që të jetë gati për të luajtur në javën e dytë në Premier League. Guardiola nuk do ta rrezikojë mesfushorin turko-gjerman që ta ainkuadrojë në ndeshjen e parë ndaj Brighton që luhet këtë të shtunë, por do t’i japë disa minuta në miqësoren e 15 gushtit ndaj skuadrës spanjolle Girona, në mënyrë që Gundogan të rifitojë formën e tij më të mirë në mënyrë graduale. Në sezonin e tij të parë me City-in, ish lojtari i Dortmundit zhvilloi në total vetëm 16 ndeshje.

Artikulli paraprakArsenali në shënjestër mesfushorin e PSG
Artikulli tjetërSigal Prishtina po godet fortë, edhe një transferim i madh