Thierry Henry do të jetë zv.trajner i kombëtares së Belgjikës, lajm të cilin e konfirmuar Federata Belge, e cila ka vendosur që ish-sulmuesi i Francës të jetë krahu i djathtë i trajnerit Roberto Martinez në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.
Ndeshja e parë e trajnerëve të rinjë në stolin e kombëtares belge do të jetë miqësorja ndaj Spanjës me 1 shtator, për të vazhuar më pas me Qipron, ndeshje e vlefshme për kualfikimimet e botërorit.
Në listën e publikuar për këto dy ndeshje, trajneri Martinez nuk ka grumbulluar kapitenin Vincent Kompani për shkak të lëndimit dhe Adnan Januzaj për të cilin flitet se do të kalojë të përfaqësuesja e Kosovës.