Nuk është e re që De Biasi mund të marrë drejtimin e kombëtares australiane, por zhvillimet e fundit kanë sjellë një balotazh paksa të çuditshëm. Në fillim ka ardhur dorëheqja e papritur e trajnerit Ange Postecoglou, pasi ka kualifikuar Australinë në Kupën e Botës. Më pas ka ardhur rrëmuja e radhës e krijuar nga Marcelo Bielsa, i cili është pezulluar nga drejtuesit e Lille, pasi është larguar nga qyteti pa lejen e klubit. “Mësuesi”, sipas kompanisë së basteve, mund të marrë vendin e “nxënësit”: Bielsa është një nga ata që kanë frymëzuar punën e ish-trajnerit australian.

Në orët e fundit ka filluar të përmendet emri i “Loco”-s si trajneri i ardhshëm i Australisë, një hipotezë e mbështetur edhe nga kompanitë ndërkombëtare të basteve: kuota për Bielsa-n mbetet e lartë (16.00), por ka pësuar një rënie nga mëngjesi i së shtunës kur ishte 27.00. Në të njëjtën kuotë me Bielsa-n është edhe emri i Gianni de Biasi-t, i cili sapo është shkarkuar nga Alaves. Për momentin, në pritje të zhvillimeve të reja, emri favorit për kompanitë e basteve, me 2.50, mbetet Graham Arnold, trajneri i Sydney, kryesuese e A-League pas 8 javësh kampionat.

Artikulli paraprakI lumtur e i zhgjënjyer!!!
Artikulli tjetërReal Madridi pa 3 yjet kryesorë ndaj Sevillas