Në ndeshjen e ditës së djeshme mes PSG-së dhe Nantesit, rezultati ka kaluar në plan të dytë.

Ngjarja e cila rrëmbeu me të drejtë vëmendjen e medias europiane, ishte ajo që ndodhi në fushën e lojës. Arbitri i ndeshjes është penguar nga një futbollist i Nantes në mënyrë të pavullnetshme, por kryesori i ndeshjes ka tentuar ta pengojë Diego Karlosin dhe në fund i ka nxjerrë kartonin e kuq.

Në Francë menjëherë kanë ardhur vendimet nga disiplina ku përveç ndëshkimit që i është dhënë kryesorit për këtë veprim, i kanë hequr penalizimin Diego Karlosit. Futbollisti do të jetë i gatshëm për ekipin e tij duke nisur nga ndeshja e rradhës, pavarësisht ndëshkimit në ndeshjen e fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here