Super derbi Drita- Gjilani, mbetet derbi më i madh në futbollin kosovar të cilin çdo futbollistë ka dëshirë ta përjetojë. Një fat të tillë e pati ish qendërmbrojtësi drenicak Hysni Gjinovci, i cili për disa vite pati nderin të jet kapiten i “Intelektualëve”, madje Hysi me Dritën, arriti të shpallet kampion Kosove, që e bën të futet në mesin e ikonave të kësaj skuadre.

Ish futbollisti i skuadrave prishtinase Besëlidhja e Prishtina, dha një opinion të tij për derbin që i ngjallë nostalgji Drita – Gjilani, të cilin natyrisht shpreson ta fitojë Drita.

“Unë si ish kapiten i Dritës, kam qeë shumë me fat, pasi në kohën time Drita është shpallur kampione e Kosovës. Derbi i Anamoravës është shumë i veçant, që pa qenë pjesë e tij nuk e ndjen. Unë kam pas fatin ta ndjejë nga afër”, ishin fjalët e para të Hysit.

“Intelektualët e Skifterat, janë tifogrupet më të mira, por Intelektualët janë pak më lart se të gjitha tifogrupet tjera, për mua mbetget gjithmonë të veçant”.

“Mendimi im për këtë lojë është po ti shohësh një nga një Drita, ka kualitet më shumë dhe mendoj se duhet të fitojë, por derbi është derbi dhe nuk i dihet”.

“Dëshira ime është të fitojë Drita. I urojë sukses dy palëve, por që në fund shpresojë fitorës ti gëzohet Drita”, tha Gjinovci.

Hysni Gjinovci, aktualisht kontribon në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Artikulli paraprakIsh sulmuesi i Dritës e Gjilanit, Ismet Ramushi parashikon këtë rezultat
Artikulli tjetërRAHOVECI – PEJA E HAP XHIRON E XI NË IP SUPERLIGËN E KOSOVËS