Në një video të postuar në Instagram nga Marek Hamshik, lojtarët e Napolit duket se po e shijojnë vendin e parë në klasifikim. Gjatë stërvitjes së ditës së sotme, ata shfaqen teksa rrëshqasin në fushën e blertë, e cila ishte bërë si pishinë nga shiu.
E gjithë kjo situatë shkaktoi të qeshura dhe hilaritet, me grupin që duket se po funksionon shumë mirë si në fushë edhe jashtë saj. Hysaj me shokë duken optimistë drejt titullit kampion.
/Panorama Sport