Dy shqiptarë mes yjeve të rinj dhe që duhen mbajtur nën vëzhgim gjatë kualifikueseve të Botërorit 2018. Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare dhe Bersant Celina, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Hysaj dhe Celina u përfshinë në listën e britanikes “The Guardian”, mes 10 talentëve europianë që pritet të jenë protagonist gjatë këtij edicioni kualifikues.
Në listë janë të pranishëm edhe Marco Asensio i Spanjës, Ousmane Dembélé i Francës, por edhe portieri italian, Gianluigi Donnarumma dhe Breel Embolo i Zvicrës, nuk mund të mungonte një prej yjeve më premtues të kampionatit anglez, Bersant Celina.
I lindur në Prizren, por i shpërngulur në Norvegji prej moshës së vogël, Celina zgjodhi të luajë për vendin e tij.