Thonë…kado që shkon gjatë jetës, më mirë se në shtëpi nuk ka. Kjo pa asnjë dyshim vlejti për sulmuesin shumë cilësor holandez Klaas-Jan Huntelaar i cili pas shumë aventurave te Real Madrid, Milan, dhe Schalke 04, më në fund kthehet aty ku e nisi karrierës, aty ku bëri emër, te Ajax, shkruan Korneri.net.
Edhe pse e nisi karrierën te PSV Eindhoven, Huntelaar e ka skuadër të zemrës Ajaxin, andaj pas nëntë viteve të kaluara nëpër kampionatet tjera, 33-vjeçari kthehet në Amsterdan Arena edhe zyrtarisht. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventusi, specialist për të marrë falas futbollistë të mëdhenj
Artikulli tjetërZyrtarizohet Mancini te skuadra ruse