Kumanova bëhet skuadra e tretë sivjet në Ligën Ballkanike (BIBL), që e mposhti Sigal Prishtinën e cilaishte më e dobëta sivjet. Telashet e kohëve të fundit me lojtarët që ikën e që thuhet krejt për shkak të pagave të vogla dhe mos kryerjes së obligimeve ndaj tyre, ka bërë që Sigal Prishtina të deklasohet nga Komanova, një skuadër mesatare e cila ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes dhe me meritë e fitoi ndeshjen

Gjithka shkoi sipas parashikimeve për vendasit që tërë ndeshjen e kontrolluan në mënyrën më të mirë të mundshme, krijonte epërsinë në rezultat dhe kur në periudhën e fundit hyri me +14 pikë (66:52), ishte evidente si Sigal Prishtina do të humbë ndeshjen e tretë 86:68.

Më meritorët në triumfin e maqedonasve ishin, Danilo Mijatovic me 18 pikë dhe Marjan Janeski me 17, kurse te Sigal Prishtina u dalluan M.J Rhett me 25 pikë dhe Drilon Hajrizi me 11.

 

 

 

 

Artikulli paraprakOfertë bombastike nga Kina për rezervistin e Chelsea
Artikulli tjetërKthehen tifozët, Bashkimi deklason kundërshtarët