Ish-mesfushori i Mallorcas, Cleber Santana është në mesin e viktimave në tragjedinë e ndodhur në Kolumbi por do të mbahet mend për golin e çmendur që i shënoi Real Madridit në vitin 2009.

Është konsideruar si një super gol realizimi i tij kundër “Los Blancos” pasi në atë kohë Cleber Santana ishte lojtar i Atletico Madridit por i huazuar te skuadra e Mallorcas.

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 76 persona, vetëm 3 futbollistë të skuadrës Chapecoense i kanë mbijetuar aksidentit pasi janë gjendur në rrënojat e aeroplanit.

Artikulli paraprakKjo është gjendja e mjekut të mbijetuar në tragjedinë e Kolumbisë [FOTO]
Artikulli tjetërSousa: “Damato duhet të referojë në Lega Pro”