Vet titulli i këtij shkrimi është treguesi më i mirë sesi në tërë Evropën është kritikuar loja e “vrazhdë” dhe apsak atraktive e Jose Mourinhos në finalen e Europa League përballë djelmoshave të rinjë të Ajax-it, që humbën, por treguan se duan dhe aplikojnë lojë të bukur për sy dhe ofanzive.

Se futbolli e ka humbur bukurinë, atraktivitetin dhe vlerat që kishte dikur, tregon rasti i freskët. Amerikanët e Man.United vetëm në paga dhe bonuse të Ibrahimvic dhe Pogba harxhojnë më shumë se sa është vlera e komplet skuadrës holandeze Ajax, që vazhdon ta mbajë filizofinë dhe traditën e lojës që e ka pasur historikisht.

Mourinho për sukses e bënë lojën monotone

Tërë Evropa e pa atë që janë mësuar ta shohin nga një strateg që shkaku i suksesit personal që i ka humbur shumë viteve të fundit, e bënë një ndeshje futbolli që t’i biesh pishman se je para televizorit. Kundër Ajaxit ,Man.United luajti mbrapa në pjesfushën e vet, lejoi topin kundërshtarit, dhe me pasime të gjata përpara (monotone), kërcënonte djelmoshat e rinjë me jo shumë përvoj, dhe në fund fitoi 2:0.
Sesa ishte loja ishte pa raste dhe e mërzitshme tregon fakti se skuadra e Mourinhos shënoi dy herë me vetëm katër goditje në portë.
Nga ana tjetër gjithë ata që e koptojnë futbollin dhe e duan, lavdëruan Ajaxin që tentoi të bënte diçka të madhe, por nuk ia doli kundër një “bunkeri” që e kishte vënë Mourinho mbrapa. /Korneri.net

Artikulli paraprakKur “Fenomeni” Ronaldo u grushtua tre herë për arsye qesharake
Artikulli tjetërPresidenti i Atl.Madrid ka mesash për kampionin e freskët të Europa League