Distria Krasniqi e ka lëshuar mundësinë për të fituar medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni, shkruan zeri.info.

Xhudistja kosovare është mposhtur në repasazh nga izraelitja Gili Cohen, me ç’rast e mbylli eksperiencën në këtë eveniment.
Distrisa ishte mposhtur paraprakisht nga italiania Odette Giuffrida në çerekfinale.

Ajo e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e kishte mposhtur polaken Agata Perenc. /Zëri/

Artikulli paraprakMajlinda, në finale të Evropianit
Artikulli tjetërFoto e paparë ndonjëherë? I pari i Serbisë ishte me Arkanin në “Maksimir” më 1990!