Houston Rockets vendosën zemrën në fushë për të mposhtur me një rezultat të ngushtë 92-95 Golden State Warriors, duke barazuar në 2-2 serinë e finales së Konferencës së Perëndimit në NBA. Një fitore për t’u mbajtur mend kjo për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, jo thejsht për barazimin e serisë, por për faktin se është e para në histori në parketin e Warriors në fazën play off. Nga ana tjetër, Stephen Curry me shokë ndërpresin një seri prej 16 fitoresh radhazi në “Oracle Arena”.

Përballjet e mëdha i vendosin gjithmonë lojtarët e mëdhenj. Nuk bën përjashtim edhe kjo sfidë mes dy skuadrave më të mira në Perëndim, ku spikati me 30 pikë, 4 aisste dhe po 4 rikuperime James Harden, ndërsa Chris Paul shtoi edhe 27 pikë të tjera për Rockets. Stephen Curry dhe Kevind Durant realizuan 28 respektivisht 27 pikë, të pamjaftueshme për të shmangur humbjen në shtëpi, me finalen që do të zgjidhet të paktën pas dy përballjeve të tjera.

Fillimi ishte i vrullshëm për Golden State, që brenda 5 minutash mori avantazhin në 12-0, por 4 pikë radhazi të James Harden fusin në lojë Rockets, që gradualisht rritin ritmin dhe saktësinë në gjuajtje, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të 7 pikëve, 46-53.

Warriors, falë “yjeve” Curry dhe Durant arrijnë të kundërpërgjigjen në periudhën e tretë, ndërsa në fillim e së katërtës tabela elektronike tregonte rezultatin 82–70 për vendasit.

Houstoni reagon me Paul Capelan, duke ngushtuar në -5 pikë diferencën, dhe pikërisht në momentin më vendimtar të sfidës Warriors gabojnë në sulm, ndërsa Rokcets shfaqen të saktë në gjuajtjet e lira. Falë koshit të saktë të Chris Paul Houstoni mori avantazhin 84-85, për të fituar në fund me 3 pikë diferencë 92-95.

Përballja e radhës zhvendoset në “Toyota Center”, me Rockets që do të tentojnë të marrin kryesimin e serisë, duke shfrytëzuar faktorin fushë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakConte po largohet me para të majme, por ku po shkon?
Artikulli tjetërNë bisedime me Feronikelin, por ende ka punë me Llapin