Keisuke Honda ka gjetur Amerikën. Në Meksikë. Objekti misterioz i Milan, 10 e fundit e epokës Berlusconi, Beckham i Lindjes, ka lënë pas krahëve Milanon, Europën dhe atë futboll që e kishte pritur me krahët hapur në janarin e 2008-ës, kur Venlo vendosi t’i besonte numrit 24 të Ngayoa Grampus, për të përqafuar këtë sfidë të re Botërore.

I transferuar në verë, me truprojë, kuzhinier personal, përgatitës atletik dhe përkthyes, në atë që është klubi më antik i Meksikës, Pachuca, Prini i Ozakas është ndalur nga një dëmtim muskulor që e ka detyruar të shtyjë debutimin. Më pas, më 23 gusht, ka ardhur goli në ndeshjen e parë, kundër Veracruz. Nga ai moment, Honda ka zhvilluar 15 ndeshje të tjera, me 3 asiste dhe 5 gola. Një nga këto, në stilin e Maradona-s: ka qenë çerekfinalja e Kupës së Meksikës kundër Tijuana-s, Honda ka marrë topin në mesfushën e tij, ka kaluar të gjithë kundërshtarët dhe ka befasuar portierin dhe ka çuar në delir tifozët. Jo vetëm për atë që bën në fushën e lojës, por edhe jashtë saj: 31-vjeçari, në fakt, i ka dhuruar 27 mijë dollarë Kryqit të Kuq të vendit pas tërmetit shkatërrimtar të 19 shtatorit të kaluar.

Tani e ka radhën Botërori, seose Pachuca do të luajë të shtunën (ora 14:00) kundër Wydad Casablanca, klub maroken, në çerekfinalet e Botërorit për klube. Pasi ka fituar Champions League-ën amerikanoveriore, duke mundur Tigres në finale, Pachuca e Honda-s synon të sigurojë një vend në gjysmëfinale ku e pret Gremio, pikërisht në kompeticionin ku Milan-i ka shkruar disa herë historinë. Por tani është radha e tij, që në Milano e vuajti shumë peshën e numrit 10. Duket më i lehtë 2, që vjen mbas 0. Dhe, për ironi të fatit, 02 është prefiksi i Milanos…

Artikulli paraprakVetëm Ronaldo mbi sulmuesin shqiptar, UEFA shpall golashënuesit më të mirë të 2017
Artikulli tjetërUnited-City do të jetë një derbi botëror, vetëm në 4 vende nuk do ta ndjekin