Holanda nuk është në pozitë aspak të mirë përballë dy përfaqësueseve të forta në grupin A, sepse Suedia dhe Franca prijnë me nga 13 pikë, kurse “tulipanët” kanë tri pikë më pak.
Fitorja 5:0 ndaj Luksemburgut nuk ishte befasi sepse sërish holandezët kanë kthyer mentalitetin fitues dhe duken shumë të mirë dhe të rrezikshëm para portave kundërshtare.

Në këtë fitore për çudi shënuan pesë golashënues të ndryshëm, që nuk ndodh edhe aq shpesh në futboll. Serinë e nisi Arjen Robben, për të vazhduar veteran tjetër Wesley Sneijder.
Në pjesën e dytë vazhduan të shënojnë Georginio Wijnaldum, Quincy Promes dhe në fund Vincent Janssen nga penalltia. /Korneri.net

Artikulli paraprakShkëlqejnë shqiptarët feston Zvicra
Artikulli tjetërRonaldo shënoi edhe dy gola për Portugalinë, Ronaldo favorit i madh për “Topin e Artë”