Më në fund edhe Bayern ndalet në Allians Arena, dhe atë nga skuadra e tretë deri më tani në Bundesliga që nuk ka pësuar asnjë disfatë, Hoffenheim. Mysafirët që edhe para ndeshjes konsideroheshin si kundërshtar i vështirë për bavarezët, shënuan të parët përmes supergolit të Kerem Demirbay, kurse rezultatin e barazoi pas autogolit të shënuar nga Steven Zuber. Në pjesën e dytë Bayern ishte skuadër më e mirë, por nuk ia doli të fitonte edhe pse dy herë qëlloi shtyllën përmes Mats Hummels dhe Thomas Muller i inkuadruar në pjesën e dytë. Bayern mbetet lider me 24 pikë, 4 më pk se Hoffenheim që është në pozitën e katërt.

hamburg-dortmund

Borussia Dortmund fitoi 2-5 në udhëtim te skuadra më e dobët në elitë Hamburg. Pierre-Emerick Aubameyang shënoi katër golat e parë në këtë ndeshje e cila ishte si trening për Dortmundin, ndërësa një tjetër gol e shënoi edhe Ousmane Dembele, derisa për vendasit që kanë vetëm 2 pikë, të dy golat i shënoi Nicolai Mueller.

bayer-leverkusen

Bayer Leverkusen fitoi 3-2 në shtëpi duke vbazhduar me formë të mirë dhe tash ngritet në pozitën e shtatë. Këtë herë “farmaceutët” mposhtën Dramstadt me goat e shumë të kërkuarit nga Milan, Hakan Calhanoglu, Julian Brandt dhe Charles Aranguiz, kurse për mysafirët realizuan  Antonio-Mirko Colak dhe Mario Vrancic.

Wolfsburg fitoi ndeshje të rëndësishme në udhëtim te Freiburg 0-3, ndërsa skuadra tjetër që sigurtë do të luajë vitin tjetër në ligën e dytë gjermane, Ingolstadt humbië në shtëpi 0-2 nga Augsburg.

 

Artikulli paraprakFundi i dominimit të Gjokovic, Murray mbreti i tenistit
Artikulli tjetërMarre për Man.City, barazoi me Middlesbrough