Historia nuk fal dhe koha nuk ndihmon të harrosh… Duhet ta ketë kuptuar edhe ai që u bë i famshëm për hedhjen e motorit “scooter” nga tribuna e “San Siro”-s gjatë ndeshjes Inter-Atalanta të 6 majit 2001.
Pas 16 vjetësh nga ai episod i turpshëm, që për fatin e madh nuk pati pasoja tragjike për askënd që ndodhej poshtë asaj unaze të stadiumit, autori i gjestit u arrestua. Jo sepse hodhi një tjetër motor në stadium, por sepse goditi me grusht drejtorin e tij gjatë orës së punës, pas fjalëve… Lajmin e bën me dije “TicinoNews”.