Otmar Hitzfeld, ish-trajner I kombëtares zvicerane, shprehet se shqiptarët e kanë lënë me gojë hapur gjatë kampionatit europian Francë 2016.

Tekniku gjerman kujton spektaklin që dhuruan tifozët kuqezi në atë takim.

“Kur dëgjova se në Lucernë ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit, mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, them përfundimisht se shqiptarët janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam parë”, tha trajneri.

Artikulli paraprakPas fitores 5-2, Zidane ‘kërcënon’…
Artikulli tjetërGattuso: Cutrone është “i hidhur” para portës, si Inzaghi