Duke nisur nga sezoni tjetër, një femër do të arbitrojë ndeshjet e Bundesliga-s, për herë të parë në historinë e kampionatit gjerman.

Fatlumja e përzgjedhur quhet Bibiana Steinhaus.

38-vjeçarja ka reaguar në faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB): “Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe unë jam shumë e lumtur që u realizua tani”.

Deri më sot, Bibiana Steinhaus ka gjykuar në kategorinë e dytë gjermane dhe ka qenë vetëm arbitre e katërt në Bundesliga.

38-vjeçarja është një ish-polici nga Hanover, dhe është e lidhur me ish-gjyqtarin anglez HoWard Webb.

Artikulli paraprakIbra tregon misterin pse zhduki nga trupi të gjitha tatuazhet
Artikulli tjetërE pabesueshme: Ky lojtar i Man City te Bayern Munchen