Kosova luajti ndeshjen vendimtare për kualifikim në rrethin tjetër të garave për botërorin Kina 2019. Përfaqësuesja jonë lujti pa asnjë dyshim ndeshjen më të mirë prej se bënë pjesë në garat ndërkombëtare, dhe me plot meritë shënoi fitore historike e cila e dërgon tutje.
Basketbollistët tanë me zemër të maadhe, dëshirë dhe përkrahje maksimale nga tifozët e zjarrtë në palestrën e sporteve në Prishtinë arritën të triumfojnë me rezultat 75:69 duke arritur kështu suksesin më të madh të sportit kosovar në aspektin kolektiv, kuptohet pas të madhes Majlinda Kelmendi.
Në pjesë të madhe të ndeshjes Kosova kishte epërsinë në rezultat edhe pse në momente estonezët e shkrinin atë për të kaluar poashtu edhe ata përpara, mirëpo vendosët dy minutat e fundit të ndeshjes që përcaktuan fitoren.
Hero i Kosovës ishte Dardan Berisha me 28 pikë, kurse pas tij qëndruan kastrati me 13 pikë, kurse Bamforth dhe Shoshi i shtuan nga 10 pikë secili. Te humbësit u dallua Joesaar me 13 pikë.
URIME KOSOVË…SHKOJMË PËRPARA