Real Madrid dhe Monaco kanë biseduar për talentin Mbappe që në dhjetor të vitit 2012-të.
Sulmuesi francez në atë kohë ishte vetëm 14-vjeç dhe kishte shkuar me babain e tij për të vizituar Valdebebas ku do të kryente edhe një provë te Reali i Madridit.
Mbappe nuk e ka fshehur asnjëherë se është një tifoz i madrilenëve teksa gjatë vizitës në Madrid realizoi edhe një foto me idhullin e tij Cristiano Ronaldon.
Në një intervistë për “Francë Football”, babi i talentit tha se djali i tij është një tifoz i Realit dhe se kalon shumë kohë duke parë online videot e Ronaldos.
Ndërsa për “Canal plus” në Francë ai ka thënë se kampionët spanjollë janë përpjekur për të nënshkruar me të që në moshën 14-vjeçare me anë të Zidanes.