Mesfushori spanjoll i Manchester United Ander Herrera është një njeri supersticioz, kjo është arsyeja pse ai ka veshur të njëjtat palestrina që kur ka qenë tetë vjeç. Herrera ka gati dy dekada që përdor mbrojtëset e besuara dhe thotë se nuk do t’i hedhë poshtë derisa të jenë bërë copë. Herrera, i cili po kalon një sezon fantastik nën drejtimin e Jose Mourinho, bëri këtë rrëfim në një intervistë me faqen zyrtare të Manchester United.

“Kam një histori të bukur me palestrinat e mia. Kam mbajtur të njëjtat që prej moshës nëntë vjeç. Të gjithë qeshin në dhomën e zhveshjes kur i shohin por jam supersticioz kur vjen puna për palestrinat. Dua të vazhdoj të luaj me të deri sa të bëhen copë.” I pyetur nëse ishte supersticioz për gjëra të tjera, Herrera thotë: “Jo, jo shumë. Jo, vetëm palestrinat.”

27-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me pesë asiste në të gjithë kompeticionet, duke u kthyer në një prej lojtarëve të preferuar të Mourinhos në mesfushë.

Artikulli paraprakJuventus, Milan e Inter lëvizin në merkato
Artikulli tjetërRanieri me “JO” të fortë për Jurgen Kloop…