Jemi në Bullgari, në vitin 1999. Një i ri i talentuar, me këmbë magjike luan në skuadrën më të madhe të vendit të tij, CSKA-n e Sofjes. Presidenti i kësaj skuadre, Ilia Pavlov e mori në skuadër pak më të vogël se 18 vjeç, teksa pagoi një shumë jo shumë të madhe për ta rrëmbyer nga ekipi i Pirin Blagoevgrad.

Në vitin 1999 edhe dikush tjetër ishte i interesuar për Dimitar Berbatov, një ndër të rinjtë më premtues në Bullgari. Georgi Iliev, një ndër përfaqësuesit e krimit të organizuar në Bullgari ishte i fiksuar pas sulmuesit. Ai kishte si skuadër të preferuar Levski Kjustendil, dhe dëshironte që ta kishte pjesë të saj edhe Berbatovin. Negociatat për ta transferuar në këtë skuadër nuk ishin tradicionalet, pasi ai kërkoi që të nënshkruante me para në tryezë dhe një kontratë përpara.

Një ditë më pas tre banditë së bashku me Iliev e presin në makinë jashtë qendrës stërvitore të CSKA-s. Ata e marrin në makinën e tyre, duke e rrëmbyer. Episodi, i raportuar nga gazetari bullgar Rumen Iliev, zbuloi se fundi do të ishte i lumtur për shkak se sulmuesi njoftoi në kohë babanë e tij se e kishin rrëmbyer.

Prindërit e Berbatov së bashku me presidentin e CSKA-s, Ilia Pavloc, me ndihmën e disa miqve arritën që ta shpëtonin sulmuesin. Marrëveshja me klubin Levski Kjustendil u ndërpre, ndërkohë që bosi i mafies Georgi Iliev, ndërroi jetë disa vite më vonë, pasi u vra nga banda rivale.

Kështu ka nisur karriera e Berbatov.

Artikulli paraprakShpërthejnë përleshjet te kampionët: Tre lojtarë të huaj kërkojnë të shiten!
Artikulli tjetërI kishte thënë po Milanos, mendonte për Juventusin vendosi për më të keqen…