Në picerinë e familjes, në Haarlem, nuk ka bërë kurrë picajolin, në maksimum ka shërbyer në tavolina dhe ndonjëherë, mamaja Anunziata dhe babai Mario, i besonin kasën. Ndoshta sepse e kishin kuptuar që në atë kohë se ai djalosh kishte nuhatje për biznes. Nga ai vit 1968-të, kur familja e tij emigroi nga Angri për në Holandë në kërkim të një fati më të mirë, ka kaluar shumë kohë dhe sot, Carmine Raiola (emri i tij i vërtetë), për të gjithë i njohur si Mino, fatin e tij e ka gjetur tashmë, por jo në fushën e restoranteve. E ka filluar si përgjegjës i sektorit të moshave të Haarlem, më pas kanë ardhur kontaktet e para me lojtarët më të rëndësishëm holandezë të viteve 1990-të, operacioni Bergkamp, takimi me Ibrahimovic, super goditja Nedved dhe që nga ajo kohë ngjitja e tij drejt suksesit ka qenë e pandalshme.

Agjenti i njohur italian, Mino Raiola, ka dashur të festojë suksesin e merkatos verore pasi transferojë Pogba-në dhe Ibrahimovic-in te United, duke i bërë vetes një dhuratë të veçantë, vilën me 8 dhoma, 6 banja dhe një kopsht 3 mijë metra katrorë që ndodhet në Miami dhe që dikur zotërohej nga Al Capone, për të cilën ka shpenzuar 8 milionë euro.

Raiola është kthyer në një legjendë të vërtetë dhe thuhet se, deri tani, ka fituar rreth 300 milionë euro. Por puna e tij nuk ka mbaruar akoma për këtë verë. Në fillim është rinovimi i Donnarumma me Milan-in, më pas duhet përcaktuar e ardhmja e Matuidi dhe transferimi i Lukaku.

Për këtë të fundit mund të vijë një transferim tjetër multimilioner, me sulmuesin që nuk pritet të shitet për më pak se 80 milionë euro. “Nëse të tjerët punojnë si një biçikletë, unë punoj si nja anije kozmike”, ka thënë para disa kohësh menaxheri. Kështu, në ditët e fundit të merkatos do të duhet ta rivërë në punë anijen e tij për të provuar të realizojë një mision të pamundur: t’i gjej një ekip të ri Balotelli-t.

Artikulli paraprakChelsea çmendet pas James
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Mendes i ofron Milanit El Ghazi, Sosa alternativë e Bentancur