Në prag të ndeshjes kundër Barcelonës në Champions, sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka dhënë një mesazh për shokët e skuadrës.

Në një intervistë për UEFA-n, argjentinasi nënvizoi se Juventusi nuk duhet t’i mbajë shpresat që të përsëritet mbrëmja e keqe e Barcelonës siç ndodhi në Paris ku pësoi 4 gola, shkruan “TuttoSport”.

“Ata kanë besim të plotë. Barcelona ka pasur një natë të keqe në Paris, por unë mendoj se nuk do të ketë një mbrëmje të dytë. Ne do të luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe duhet të përpiqemi për të shfrytëzuar avantazhin e tifozëve. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe ta marrim qetësisht këtë sfidë. Duhet të mos pësojmë gol”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës do të luhet më 11 dhe 19 prill.

Artikulli paraprakGjiganti mediatik “Fox Sport” realizon dokumentar për yllin e Kosovës [FOTO]
Artikulli tjetërMilan po mendon vetëm për argjentinas