Gonzalo Higuain ishte i huazuar për disa muaj te Chelsea.

Eksperianca e tij e shkrurtër në Angli nuk ishte aq e mirë dhe positive, jo pse nuk arriti ndonjë sukses me londinezët, por futbolli i luajtur atje e sidomos për sulmues është një tmerr i madh, përcjell Korneri.net

“Kam vuajtur shumë për gjashtë muaj atje. Mbrojtësit të mbytin me shkelma, kurse gjyqtarët heshtin dhe nuk referojnë asgjë. Mbrojtsit atje janë të ndërtuar si dollap rrobash, të godasin sa herë që mundin.

Sa do të ndikonte te Messi nëse ai vendos të shkoj atje, këtë nuk e di sepse ai një lojtar i një niveli tjetër. Nuk e di sa çfarë do të vendos dhe çfarë ka në mendje, por shpresoj që e di mirë se çfarë duhet bërë që të ndihet i lumtur, andaj kjo është pjesa më e rëndësishme e një vendimi”, tha Higuain. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe te Liverpool të infektuar me Covid-19
Artikulli tjetërKoeman mund të jetë vendim edhe më i keq për Barcelonan, Setien ka bilanc më të mirë se krejt puna e holandezit