Napoli ka hedhur një hap flas përballë Fiorentinës në transfertë, pasi nuk ka arritur të dalë me pikë, duke u mundur me rezultatin 3-0. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për skuadrën e Sarrit, pasi autori i golit të fitores ndaj Juventusit, Kulibali u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 8 të ndeshjes.

Nga ky karton, përfitoi Fiorentina që arriti të gjente golin e avantazhit në minutën e 34 me anë të Simeones, ndërkohë që në minutën e 62 ka qenë sërish Simeone ai i cili ka dyfishuar shifrat. Kur dukej se gjithçka po mbaronte, Simeone ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 94 duke vulosur fitoren 3-0.

Me këtë humbje, Napoli mbetet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Juventusi, që arriti të fitonte mbrëmë ndaj Interit në “Giuseppe Meazza”, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit dhe praktikisht napolitanët i kanë thënë lamtumirë titullit kampion.

Artikulli paraprakMan UTD mposhti në fund Arsenalin, City deklasoi West Hamin
Artikulli tjetërFOTO/ Ish-lojtari i Realit kthehet në futboll në moshën 42-vjeçare