Napoli nuk ka marr lajme të mira nga mjekët e klubit.

Mbrojtësi i majtë Faouzi Ghoulam pësoi lëndim herët gjatë ndeshjes së Ligës sëe Kampionëve ndaj Man.City, dhe pa dyshim largimi i tij bëri që Napoli ta humbë duelin që nuk u meritua tu humbte, shkruan Korneri.net.

Ghoulam lëndoi rëndë ligamentin (krucial anterior) të këmbës së kajtë dhe u desht t’i nënshrtohet intervenimit kirurgjik. Ai para pak orësh kaloi me sukses operacionin te professor Mariani në Villa Stuart në Roma.
Ghoulam nuk mund të kthehet në lojë së paku tre muaj, raportuan mjekët. /Korneri.net

Artikulli paraprakFundjavë e jashtëzakonshme në futbollin evropian, por të gjitha ndeshjet nën hijen e superderbit anglez Chelsea – Man. UTD
Artikulli tjetërPas ‘nokautit” nga Tottenham, Zidane merr lajmin të mirë të mundshëm….