Tifozët dhe mediat nuk do të jenë prezente në dneshjen kualifikuese për kampionatin botëror në hendboll në mes Serbisë dhe Kosovës, ka raportuar Federata e Serbisë e Hendbollit.

Ky presedan është marr pas vendimit se kjo përballje për shkak të rrezikut të ndonjë ekcesi apo më saktë për shkak të sigurisë të të gjithë garueseve, është bartur nga Kragujevci në Beograd, përcjell Korneri.net

Përveç këtyre dy përfaqësueseve, në të njëjtin grup janë edhe Norvegjia dhe Bjellorusia, që të merkurën mbrëma e mposhti Kosovën në Pallatin e Rinisë me rezultat 31:22.
Pikërisht siç thuhet nga mediat serbe, për shkak të intonimit të himnit të Kosovës, kjo përballje ka ndryshuar vendin dhe palestrën.
Vetëm skuadra e parë e grupit kualifikohet në kampionatin botëror që do të mbahet në Hungari.

Pala kosovare ka krituar ashpër dhe me të drejtë organizatorët që ndryshimin e qytetit dhe palestrës e bënë shumë vonë dhe jo me kohën e paraparë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here