Është fotografuar nga një kalimtar rasti një helikopter privat dhe shumë modern duke u ngrit në ajër në afërsi të stadiumit Old Trafford.

Kjo foto bëri xhiro të shpejtë nëpër Angli, pasi ka vënë një pikëpyetje të madhe se kush ka qenë në të.

Sigurisht se ëndrra e gjithë tifozëve të United është ta shohin sërish Paul Pogba në fanellën e “djajëve të kuq”, ëndërr kjo që do tu bëhet realitet shumë shpejt, ndërsa nuk është konfirmuar se a ishte njëmënd Pogba në këtë helikopter apo jo.

Pavarëëisht të gjithave, në ishull të gjithë po presin me padurim të shohin finalizimin e transferimit më të shtrenjtë në histori të futbollit, transfer ky që do të kalojë shifrat e 110 milionë eurove.

Artikulli paraprakWest Ham “konfirmon” qëndrimin e Bacca-s te Milan
Artikulli tjetërRio 2016: Kosova debutoi me Urata Ramën, ja rezultati i saj