Ndeshja e kaluar ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, ka qenë me dy fytyra për kampionët aktual, sepse ishte me dy lajme, një të mrië dhe një të keq. E mira ishte se fitoi derbin rajonal, kurse e keqja që mbeti pa dy sulmuesit ndoshta kryesor Blerand Kurtishaj dhe Mendurim Hoti.

Kryesia e klubit të Feronikelit ka dërguar ankesë në Komisionin Diciplinor pranë FFK-së, që kartoni i Kurtishaj të anulohet sepse ishte plotësisht i padrejtë, por ishte shkalla e dytë ajo që nuk e ndryshoi vendimin, edhe pse shkalla e parë nuk e mori për bazë dënimin e lojtarit pasi nuk kishte fakte të nevojshme.

Kështu, Feronikeli duhet të bëjë llogari pa Kurtishajn dhe Hotin për derbin e madh kundër Peishtinës që zhvillohet në shtunën në Drenas me fillim nga ora 15.00.

Artikulli paraprakE bujshme: Ja sa fiton Yaya Toure, pa luajtur asnjë ndeshje
Artikulli tjetërZyrtare: Busquets vazhdoi me Barcelonën