Një video që shërbeu për lajm bombastik.

Disa mediumeve kanë shkruar për mundësinë e madhe që Eden Hazard të kthehet te Chelsea këtë verë, mirëpo kjo nuk ka gjasa të ndodh, pasi Real Madridi nuk e shet, e aq më pak ta kthej prej nga e mori reprezentuesin belg, përcjell Korneri.net

Një video që po qarkullon orëve të fundit ku shihet Hazard duke thënë se pasi ta mbyll me Real Madridin do të kthehet te Chelsea, edhe mund të ndodh pas tri vitesh kur edhe i përfundon kontrata nëse Real Madridi nuk ia vazhdon gjatë viteve të ardhshme, por Hazard nuk ka as gjasa minimale që të vesh sërish fanellën e Chelsea gjatë edicionin të ardhshëm. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here