Chelsea e ka fituar derbin e sontëm ndaj Manchester City me rezultat 2:1, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte Eden Hazard, i cili shënoi të dy golat e fitores, kurse golin e vetëm për skuadrën e Manchester City e realizoi Kun Aguero.

Fitore këtë xhiro ka shënuar edhe Tottenham, pasi e mposhti Swansean me rezultat 1:3 në një ballafaqim ku fituesi u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tre pikët e plota në këtë xhiro i arkëtoi Arsenal që mposhti West Ham 3:0, kurse Liverpool nuk arriti në shumë se një barazim 2:2 me Bournemouth.

Pas 30 xhirove në Premier League, kryeson bindshëm Chelsea me 72 pikë, i ndjekur nga Tottenham që ka tubuar 65 pikë.

Artikulli paraprakFitorja e Napolit e pavlefshme, Juventus në finale të Kupës së Italisë!
Artikulli tjetërNë Holandë kryesuesit nuk lëshojnë pe! Feyenoord fitoi me rezultat që rrallë herë i përket futbollit