Edhe pse ka vetëm 3 muaj në “Stamford Bridge” trajneri italian Antonio Conte i ka magjepsur të gjithë, duke u bërë tifozë e lojtarë të flasin mirë për të dhe punën që po bën.

Dhe njëri prej atyre që ka “ngritur zërin”, duke lavdëruar punën e trajnerit që deri në korrik drejtonte kombëtaren “azzurre” është mesfushori Eden Hazard. Pas një sezoni të kaluar zhgënjyes, ku nuk arriti të jepte atë që pritej, Hazard po shkëlqen nën urdhërat e Conte, duke qenë vendimtar në tri javët e para të Premier League.

Dhe në fund, belgu ka ditur të falënderojë trajnerin italian për besimin.

Artikulli paraprakShkëlzen Gashi “braktis” kombëtaren! Shokëve të ekipit ju uron fat…
Artikulli tjetërJa pse e refuzoi Juventus-in…