Eden Hazard është rikthyer për të diskutuar sërish impaktin e trajnerit Antonio Conte te Chelsea. Belgu i famshëm i londinezëve ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë punën e trajnerit italian te Chelsea, dhe ka dhënë një deklaratë interesante.

“Është një trajner i madh, njeri mbi të gjitha. Ai ka pasion për punën që bën. Ai jep gjithçka në stol dhe ne japim gjithçka në fushë. Është njeri i madh. Përpiqet të flasë shumë me lojtarët dhe jemi të lumtur që kemi mundësi të punojmë me të”, tha ai.

Conte tashmë njihet për pasionin e tij në stol dhe Hazard e ka quajtur italianin të çmendur.

“Gjatë ndeshjes mundohem të jem i përqendruar, por kur shoh ndeshjet të nesërmen e shoh atë dhe mendoj se është pak i çmendur”, tha me shaka ai.

Artikulli paraprakIntervistë e gjatë ekskluzive e Afrim Jasharit
Artikulli tjetër“Topi i Artë”, ja si ndryshojnë rregullat