Portieri Kenan Haxhihamza ishte vendimtar për Dukagjinin në ndeshjen ndaj Dritës.

Ai priti penalltinë e Besnik Krasniqit në minutën e 92-të të ndeshjes së zhvilluar në Gjilan. Ndeshja e luajtur të dielën përfundoi baras 2:2. I takoi javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini shënoi i pari nëpërmjet Bujar Shabanit. Ai realizoi në minutën e 30-të, ndërsa Drita me Besnik Krasniqin barazoi fillimisht rezultatin në 1:1 në minutën e 40-të. Blerim Krasniqi shënoi golin e epërsisë 2:1 pesë minuta më vonë. Golin e barazimit, Dukagjini e shënoi në minutën e 61-të. Drita ka pesë pikë, kurse Dukagjini dy.

/Koha.net

Artikulli paraprakBallkani fitoi edhe në Superligë, bie Gjilani
Artikulli tjetërArsenali i madh, mposhti Man.United në kohën shtesë