Jens Petter Hauge është shumë afër të bëhet një lojtar i ri i Eintracht Frankfurt.

Norvegjezi do të largohet nga Milano pas vetëm një viti, edhe pse tigozët Rossonerë, janë kundër shitjes së tij, por kështu ka vendosur menaxhmenti i klubit italian, përcjell Korneri.net

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sports, Gianluca Di Marzio, 22-vjeçari së shpejti do t’i thotë lamtumirë Serie A. Milan dhe Eintracht Frankfurt, në fakt, janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes. Rossonerët do të mbledhin 12 milionë euro. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here