Nëse Alavas e kishte mposhtur Barcelonën, këtë nuk e përjetoi edhe Real Madridi që e shkatërroi këtë skuadër të vogël spanjolle dhe atë në udhëtim 1-4, për të vazhduar rrugëtimin e gjatë drejtë titullit.

Ishte sërish një mbërmje e madhe për Cristiano Ronaldon, që shënoi hat-trick, edhe pse para golit të tretë të tij personal pak minuta më herët e huqi penalltinë e dytë në këtë ndeshje, ndërsa një tjetër gol për mbretërit e shënoi edhe Alvaro Morata. Vendasit shënuan të parët me golin e brazilianit Deyverson, por kjo ishte e tëra nga ata.

Reali lider me 24 pikë, 3 më shumë se Sevilla dhe 6 më shumë se Barcelona.

 

Artikulli paraprakUnited nuk po e sheh ditën e vet, City po, baraz në White Hart Lane
Artikulli tjetërVettel më i shpejti në Meksikë, por kërkon qetësi