Portieri anglez i Torinos, Joe Harte është intervistuar gjatë nga Gazzetta dello Sport, ku foli për shumë gjëra rreth tij, klubit, kundërshtarëve dhe kampionatit italian, por ai u ndal kur u pyet për portierin e Milanos, Gigi Donnarumma për të cilin tha fjalë të mëdha.

Sipas reprezentuesit anglez kampionati italian është shumë i vështirë dhe taktik pasi gjithkush mund të shënoi dhe askush të pranoj gola, thjeshtë thënë, një kampionat ku gjërat shikohet me centimetra.
Tifozët e Torinos, klubi dhe qyteti i ka lënë mbresa të mëdha pasi është adaptuar për mrekulli, kurse në fund ai foli disa fjalë për Donnarumman, me të cilin sërish do të përballet të hënën mbrëma këtë herë në kampionat, pasi të enjtën u eliminua nga Milan në Kupën e Italisë.

“Donnarumma është i jashtëzakshëm, një top-portier. Ka para vetës një karrierë të gjatë dhe të suksesshme pasi tash me vetëm 17 vjet është ndër më të mirët. Punon shumë, kjo shihet mirë kur futet në portë të cilën e mbulon të tërën, dhe ai ka vazhduar traditën e portierëve italian të cilët gjithmonë kanë qenë në nivelet më të larta” tha Harte i cili pësoi lëndim në kokë gjatë Coppa Italia kur pa dashje e qëlloi sulmuesi Lapadula.

Artikulli paraprakTransferim i dyfishtë te Bayern Munchen
Artikulli tjetërDerbi i LA i takoi Clippers, Spurs humbi befasisht