Një lajm shumë interesant ka dhënë e përditshmja torineze Tuttosport, ku thuhet se Torino ka ftuar portierin e përfaqësueses së Anglisë, Joe Hart. Pasi Hart është zgjidhja e tretë e Pep Guardiola te Manchester City, është shumë normale që ait ë kërkojë angazhman diku tjetër, dhe sipas disa burimeve angleze Hart dëshiron të largohet krejt nga Anglia, edhe pse atje e kërkon Sunderland.

Por, optimizmi te italianët është i madh. Attilio Lombardo që dikur ishte ndihmësi i Roberto Mancinit pikërisht te “citizens” e tash dorta e djathtë e Sisisa Mihajlovic te Torino,  ka biseduar me portierin Hart dhe pikërisht këtu e sheh rastin e mirë Torino që të ketë një portier klasi në portë.

Kjo nuk është e tëra pasi Torino kërkon edhe francezin Mathieu Flamini i cili është afër skuadrës turke Rizespor, mirëpo në momentet e fundit francezi mund të ndryshojë mendje.

Artikulli paraprakZaza zyrtarisht i West Ham
Artikulli tjetërShënon Armando Sadiku, Zyrihu fiton 3-1