Nuk ishte një befasi vetëm ardhja e Joe Hart në Torino, por mund të jetë një befasi se bëhet fjalë për portierin e parë të përfaqësueses së Anglisë, portier që nuk është i famshëm vetëm në shtëtin anglez, por edhe në apektin ndërkombëtarë. Mirëpo, kampionati italian gjithmonë ka pasur portierët më të miër në botë edhe në kaluarën sepse aty defilonin emra si Taffarel, van der Sar, Frey, Dida, Julio Cesar, Handanovic e shumë e shumë të tjerë të huaj, duke mos llogaritur portierët italian që me dekadat kanë qenë më të mirët në botën e futbollit.
Por, Joe Hart ka befasur që vendosi të largohet nga Anglia për të kaluar në Serie A, mirëpo ai ka dhënë një deklaratë shumë interesante.
“Unë bëra zgjidhjen e duhur për tu larguar nga “Cirku” Premier League, për të kaluar në një tokë dhe kampionat që ka pasur gjithmonë portierët më të mirë në botë. Italia ka qenë gjithmonë ndër kampionatet më të forta në botë dhe kjo për mua është një eksperiencë e mirë. Dua të dëshmohem këtu sepse rivaliteti në ems skuadrave është shumë i madh sepse këtë e kamë përcjell ndër vite, dhe tash po e ndjejë vet. Derbi do të jetë emocional për mua dhe do të bëjmë çmos ta fitojmë” tha Hart para gazetarëve italian.
Nga ana tjetër klubi i Torinos ndihet krenar që ka në portë një portier të kalibrit të tillë, por edhe ata njëjtë deklaruar se Serie A ka pasur gjithmonë gardianët më të mirë në planetë, ku përveç të huajve ishin edhe italianët e famshëm si, Albertosi, Zoff, Zenga, Pagliuca, Peruzzi, Toldo, Buffon dhe Donnarumma.