Mesfushori spanjoll i Manchester United, Ander Herrera, ka biseduar rreth ndeshjes së ardhshme kampionale kundër Hull City, ndërsa nuk ka mundur e mos ta përmend edhe garën për titull të kampionit.

“Hull është përfocuar shumë këtyre ditëve dhe do të udhëtojnë për rezultat pozitiv. Nuk normalisht se kërkojmë fitore dhe duhet t’i gëzojmë sërish tifozët tanë që na mbështesin. Mirëpo, kur flasim për titullin, unë mendos që Man.United duhet ta harroj titullin e kampionit sepse Chelsea është larg, por duhet të fokuesohemi që të përfundojmë në pozitën e dytë dhe të shkojmë direkt në Champions League” ka thënë Herrera, mendimine  të cilit e ndajnë edhe shumë futbollistë tjerë të klubeve që janë në krye të tabelës.

Artikulli paraprakNuk largohet për asgjë në këtë botë
Artikulli tjetërMiqësoret në Antalia: Trepça 89 fitoi, humbi Feronikeli