Shpresat e Lazios për të kapur Juventusin në garën për titullin e kampionit në Serie A vazhdojnë të zhyten.
Kryeqytetasit regjistruan edhe një katastrofë tjetër pasi përveç humbjes së dytë rresht pas asaj nga Milan, skuadra e Simone Inzaghit, u përmend edhe për të keq jo vetëm për humbje, por edhe me një gjest aspak të mirë të lojtarit të tyre Patric, përcjell Korneri.net
Mesfushori Patric e ka kopjuar uruguajabib Luis Suarez, psi edhe ai ka kafshuar në dorë kundërshrarin e tij Gulio Donati. Zhgënjimet e lojtarëve të Lazios që mbanin shpresa ta kthejnë titullin pas gati 20 vitesh në kryeqytet, u venit për 90% pikërisht te Lecce, kurse Patric e tregoi nërvozën e madhe pas së cilës ai do të dënohet së paku për 4-5 ndeshje.
Gjyqtari i ndeshjes nuk e vërjeti këtë gjest pasi ngjarja ishte e shpejtë derisa vendasit kishin një harkim nga këndi pak minuta para fundit sa rezultati ishte 2-1, por pasi gjyqtari mori konfirmimin nga VAR, atëherë me të drejtë Paric u përjashtua dierkt me karton të kuq. /Korneri.net