Houston Rockets është larg skuadra më e mirë e Konferencës së Perëndimit. Ata mposhtën edhe Utah Jazz 112: 101 në ndeshjen e luajtur në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City-t, ku shkëlqeu edhe njëherë tjetër dyshja James Harden – Chris Paul të cilët së bashku shënuan 47 pikë, ndërsa Ryan Anderson shtoi edhe 23 pikë. Harden e mbylli takimit me 29 pikë, por ishin të rëndësishme edhe 13 asistimet e Paul që shënoi edhe 19 pikë tjera. Pas një fillimi të barabartë, Houston krijoi një shkëputje prej 25 pikësh në periudhën e tretë, më pas thjesht u mjaftua me administrimin e avantazhit, për të fituar në fund me 11 pikë diferencë. Bëhet fjalë për suksesin e tetë radhazi dhe të 14-tin në 15 takimet e fundit.
Te Jazz u dalluan Donovan Mitchell me 26 pikë dhe Alec Burks me 17.

Në sekondat e fundit Philadelphia 76ers pësoi disfatë në shtëpi nga LA Lakers 104:107, pasi pikërisht në ato çaste Brandon Ingram apo më saktë 8 sekonda para fundit shënoi për tre pikë duke ia dhënë fitoren skuadrës së famshme, por vetëm të nëntën nga 24 ndeshje gjithsej. Në falt, kjo ishte fitorja e parë e Lakers në pesë ndeshjet e fundit, por e fituar me dëshirë të madhe. Ingram njëherësh ishte më efikasi me 21 pikë, ndërsa nga 16 i shtuan Julius Randle dhe Jordan Clarckson, kurse te humbësit apo më i miri në parket ishte Joel Ambiid me 33 pikë derisa Ben Simmons ndeshjen e mbylli me triple-double 12 pikë, 15 asistime dhe 13 këcime.

As këtë i jashtzakonshmi Russell Westbrook, që shënoi plot 31 pikë, nuk i ndihmoi Oklahoma City Thunder që të mposht Brooklyn Nets pasi këta të fundit fituan 100:95. Në takimin e luajtur në qytetin e Meksikos, Nets arritën të shkrijnë epërsinë e kundërshtarit prej 16 pikëve për ta fituar ndeshjen e 10 sezonale, fal paraqitjes së mirë të Caris LeVert që shënoi 21 pikë dhe Rondae Hollis-Jefferson me 17 pikë.

Tjetër paraqitje e mirë e Bradley Beal, që shënoi plot 34 pikë në fitoren 109:99 të Washington Wizards ndaj Phoenix Suns. Markieff Morris shtoi edhe 21 pikë të tjera për fitoren e tretë në katër takimet e fundit për Wizards. /Korneri.net

Artikulli paraprakRikthimi i furishëm i Kastriotit
Artikulli tjetërIcardi para Juves: Nëse gabojmë, Spalletti na e pret kokën