Sipas analistëve të basketbollit në Amerikë, gjasat e Oklahomas ndaj Houston ishin të vogla, ashtu në fund edhe ndodhi pasi Thunder u eliminuan nga Rockets me rezultat 4:1 në seri, por mëkati më i madh është se tash nuk do ta shohim më nëpër parket MVP e stinorit të rregullt Russell Westbrook. Sipas të gjithëve “one man team”, nuk ka mundur të bënte më shumë përkundër se në duelin e humbur 105:99, shënoi hiq më pak se 47 pikë, 11 kërcime e 9 asistime.
Te Houston u dalluan James Harden me 34 pikë e 8 kërcime dhe Lou Williams me 22 pikë të shënuara.

San Antonio shënoi fitoren e tretë ndaj Memphis Grizzlies. Në ndeshjen e pestë Spurs fituan 116:103, dhe tash ka kaluar në epërsi prej 3:2 në seri, një ndeshje larg kualfikimit.
Duket se do të jetë kjo përballje shumë interesante për faktin se Spurs fillimisht shënuan dy fitore në shtëpi, e më pas e bënë të njëjtën edhe Grizzlies.
Kawhi Leonard ishte kryesori te fituesit me 28 pikë, ndërsa Patty Mills i shtoi 20. Te humbësit më efikasi ishte Mike Conley me 26 pikë.

Utahh Jazz bëri një “break” shumë të rëndësishëm në udhëtim te LA Clippers 96:92, dhe tash para adhuruesve të vet e luan ndeshjen e kualifikimit pasi ka epërsinë prej 3:2.
Gordon Hayward me 27 pikë e 8 kërcime udhëhoqi Jazz, derisa te Clippers edhe këtë herë më efikasi ishte Chris Paul me poashtu 27 pikë e 9 asistime.

Artikulli paraprakZyrtare: S’ka më “Amsterdam Arena”, stadiumi do të quhet në emër dhe mbiemër të legjendës botërore
Artikulli tjetërKy është 25-vjeçari që e quajnë Messi arab (Video)