Edhe pas vitit të tretë rresht, Inter eliminohet nga Champions League.

Derisa Antonio Conte ia la fajin referimit dhe fatit për eliminimin e Interit nga grupet e Champions League, ndryshe mendon portieri dhe kapiteni i skuadrës Samir Handanovic, që e pranoi se Interi nuk është ende një skuadër për të ecur gjatë në Champions League, duke shtuar se vëmendja tani është e gjitha te kampionati dhe Kupa Italisë, dy gara në të cilat zikaltrit do të kërkojnë me çdo kusht të fitojnë të paktin njërin nga dy trofetë, përcjell Korneri.net

“Në fund të fundit ishte një grup i ekuilibruar. Kualifikimi na iku na duart në Kiev dhe në takimin e dytë ndaj Shakhtar. Nuk jemi ende një ekip për Champions League. E thotë fusha një gjë të tillë dhe na duhet ta pranojmë rezultatin. Na mungoi goli, kurse Shakhtari luajti për barazim. Janë ndeshje që të shkatërrojnë psikologjikisht. Tani mbetemi në garë në kampionat dhe Kupën e Italisë, të fokusohemi te Cagliari“, deklaroi portieri slloven. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here