Mesfushori i Napolit Marek Hamsik ka shpjeguar pse refuzoi Milan në 2011. Mino Raiola përpara gjashtë viteve u mundua të transferojë Hamsik te Milan, por sllovaku nuk shkoi, madje nuk denjoi të punësonte super agjentin.
“Gjithmonë jam ndjerë mirë te Napoli, kështu që përse të largohem?” shprehet ai për Corriere della Sera.
“Gjithmonë jam ndjerë i rëndësishëm për skuadrën dhe kam zgjedhur të vazhdoj me këtë ndjesi. Kishte një periudhë kur mund të kisha shkuar te Milan, kur isha më i ri. Por nuk kam menduar kurrë për Juventus. Mendoj se ajo që ndodhi me Higuain, ky është futbolli. Askush nuk ta fal nëse i bashkohesh rivalit historik.”
“Disa zgjedhje duhen respektuar, por unë e kuptoj dashurinë e tifozëve dhe nuk do doja të kisha gabuar.”
“Raiola? Marrëveshja me Milan ishte e tija, por nuk do të largohesha nga agjenti im, i cili më ka ndjekur që prej ditës së parë që jam bërë futbollist profesionist dhe të cilit i detyrohem aq shumë.”