SHPËRNDAJE

Për herë të shtatë rradhazi Lewis Hamilton fiton titullin kampion në Formula 1.

Piloti britanik ka barazuar numrin e titujve kampion të gjermanit të famshëm Michael Schumacher.

Hamilton triumfoi në garën e Turqisë duke lënë mbrapa Sergio Perez dhe Sebastian Vettel të cilët e plotësuan podiumin fitues.

Kështu, ai barazoi rekordmenin Michael Schumacher në numrin e titujve, dhe pasi që tashmë e ka tejkaluar atë në numrin e fitoreve këtë sezon, që nga sot, britaniku mund të konsiderohet piloti më i suksesshëm F1 i të gjitha kohërave.

Hamilton festoi në 94 gara, dhe Schumacher e përfundoi karrierën e tij me 91 fitore. /Korneri.net